
Vaksionohen edhe 200 mantelbardhë nga Kosova në Kukës, Rama: Jena një, Shqipëri-Kosovë
21 mars 2021
| 20:17
Ka vazhduar edhe sot vaksinimi i grupit të dytë prej 200 mantelbardhësh nga Kosova në Kukës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë fotografi nga procesi i vaksinimit të bluzave të bardha të Kosovës. “Jena 1 Shqipëri-Kosovë”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.