Vala e dashurisë, urimi 2021

03 janar 2021 | 11:24

Shkruan: Eqrem Kryeziu

Me të përfunduar lufta në Kosovë, njerëzit u dyndën dalë nga ku kishin vajtur për t’u strehuar. Nuk është krejt e saktë fjala “njerëzit”, sepse ishin të rinjtë dhe fëmijët tanë që ngulnin këmbë: “Baba! Nënë! Në Kosovë! Të kthehemi menjëherë në Kosovë! Baba! Nënë!”

Por Kosova ishte e djegur. Vatrat e shtëpive ishin shkrumb e hi. Sidoqofshin, ato ishin vatrat e tyre dhe s’kishte fare rëndësi për dashurinë e tyre të pamasë. Sepse ato ishin kujtimet e tyre, sepse ishin vendet ku kishin ëndërruar.

UNHCR tha se janë thyer të gjitha rekordet botërore me të kthyer brenda një dite. Edhe Kosova e vogël arriti rekord botëror.

 vonë duk sikur për politikën kjo nuk kishte ndodhë kurrë. Natyrisht, me programin e zhvatjes ata do të fillonin dëbimin e tyre.

Ç’sakrilegj! Ç’mëkat! O Zot i madh!

Edhe sivjet, përkundër paralajmërimeve të rrezikut shëndetësor, pati një vërshim të mërgatës në vendin e vet. Paçka se në emër të lirisë së fjalës mërgata fyhej, sepse jo vetëm këtu, por edhe gjetiu liria e fjalës kuptohet si liri e fyerjes. Deri këtu ka arritur iluminizmi.

Sidoqoftë, këtë vërshim të mërgatës e kuptoj si inkurajim për të përcëlluar me votën e lirë shushunjat politike. Ashtu qoftë!

Urime, Kosovë!

Moj vatra jonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tahir Ahmeti, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të…