Vala e dytë e koronavirusit patjetër nis në vjeshtë
Pandemia e koronavirusit mund të jetë ngadalësuar në shumë pjesë të vendit për shkak të përpjekjeve të distancës sociale, por nuk mund t’i planifikoni festat, pushimet ose udhëtimet akoma.
Një valë e dytë e Covid-19, sipas infektologëve, është e pashmangshme në vjeshtë, pasi njerëzit gjithnjë e më shumë po përpiqen ta rifillojnë jetën e rregullt dhe më shumë shtete lehtësojnë ose heqin urdhrat e qëndrimit në shtëpi.
“Unë jam shumë i sigurt se do të kthehet, sepse virusi është po aq i transmetueshëm dhe është përhapur globalisht”, tha dr. Anthony Fauci.
Amerikanët mund të kenë një valë të dytë dhe shumë të keqe në vjeshtë nëse vendi nuk është i përgatitur.
Ekspertët shëndetësorë thonë se muajt e ardhshëm është mirë që të përgatitemi për një shpërthim të dytë të mundshëm të virusit.
Spitalet dhe klinikat duhet të plotësojnë rezervat e tyre me pajisje mbrojtëse personale dhe furnizime të testeve. Njerëzit duhet të përpiqen të bëhen më të shëndetshëm nëse është e mundur, të vazhdojnë të përdorin maska për fytyrën dhe të mos rrinë shumë persona së bashku.
Zyrtarët shëndetësorë në të gjithë vendin duhet të vazhdojnë të përqendrohen në zgjerimin e testimeve të koronavirusit, gjurmimit të kontakteve dhe trajtimeve.