Vala e parë e emigrantëve arrin në Meksikë
Një pjesë e karvanit të emigrantëve që janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara, ka arritur në kryeqytetin e Meksikës, Meksiko Siti.
Rreth 450 persona, shumica burra dhe djem janë strehuar përkohësisht në një stadium të sportit.
Turma e njerëzve, e përshkruar si karvan, është nisur javë më parë nga Hondurasi dhe tani përbëhet nga rreth 5,000 persona.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar për pozicionim të trupave në kufi ashtu që t’ua ndalojë atyre hyrjen në SHBA.
Kritikët kanë akuzuar Trumpin për përdorim të kërcënimit nga migrimet ilegale për të arritur më shumë përkrahje për republikanët, pak para mbajtjes së zgjedhjeve për Kongres.
Kush mund të jetë ‘Befasia e Tetorit’ në zgjedhjet për Kongres?
Emigrantët në anën tjetër kanë thënë se janë duke i ikur persekutimit, varfërisë dhe dhunës në shtetet nga janë nisur, përkatësisht, Hondurasit, Guatemalës dhe El Salvadorit, raporton “Rel”.
Autoritetet në Meksiko Siti kanë thënë se janë furnizuar me ushqim dhe janë të gatshëm të ofrojnë strehim dhe shërbime mjekësore, teksa mijëra persona pritet të arrijnë në këtë shtet në javët e ardhshme.
Trumpi synon forcimin e kufijve për të zmbrapsur emigrantët
“Ka gra shtatzëna, shumë fëmijë, persona të ndjeshëm, të cilëve duhet t’iu garantojmë hapësirë dhe shërbimet për të cilat kanë nevojë”, ka thënë kryetari i kryeqytetin meksikan, Jose Ramon Amieva Galvez.
Megjithatë, pavarësisht paralajmërimeve të presidentit amerikan për ndalim të karavanit në kufi, shumica e personave kanë thënë se janë nisur me synim të kërkimit të azilit në ShBA.