Vala e të nxehtit, pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta
22 qershor 2021
| 11:14
Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri u ka sugjeruar qytetarëve të marrin masa në këto ditë vere të nxehta, për të mbrojtur shëndetin e tyre.
Ditën e sotme, ISHP-ja ka dhënë disa këshilla për qytetarët, duke iu kërkuar që të pinë sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta, si dhe të veshin rroba të lehta e të shmangin sa më shumë diellin.