Vala instalon 4G+ dhe 5G në Deçan, nga java e ardhshme edhe në Pejë

19 tetor 2024 | 00:14

Vala ka instaluar teknologjinë 5G në Deçan, ndërsa punët për modernizimin e plotë të rrjetit me 4G+ në këtë komunë do të vazhdojnë edhe për disa ditë.

Nga java e ardhshme, konsumatorët e Valës do ta kenë në dispozicion internetin super të shpejtë 5G edhe në qytetin e Pejës. Pas kësaj komune, rrjeti i Valës do të modernizohet edhe në Istog dhe Klinë, duke vazhduar kështu deri në fund të nëntorit, kur 100% e rrjetit të Valës në të gjithë Kosovën do të jetë me teknologjinë 4G+, ndërsa mbi 65% e rrjetit do të mbulohet me 5G.

Konsumatorët që ende nuk e kanë aktivizuar 5G-në, i ftojmë të na kontaktojnë në Qendrën e Thirrjeve (0800 10 000), në rrjetet sociale, apo në pikat tona të shitjes, ku do të marrin ndihmën e nevojshme për konfigurim.
Vala është e Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, tha sot se…