“Vala” me pesë superprodukte të kombinuara
Telekomi i Kosovës/Vala ka lansuar një pako me superprodukte të kombinuara me çmime dhe oferta tejet atraktive.
Kjo gamë e produkteve më të reja që përfshijnë një pako të kombinuar për të gjithë konsumatorët, është tejet e favorshme dhe e përshtatshme për çdo lloj grupmoshe përdoruesish.
“Bëhet fjalë për atë kategori konsumatorësh me parapagim që zakonisht flasin shumë dhe përdorin më pak internet dhe po ashtu edhe për të gjithë ata përdorues që shfrytëzojnë shumë internet, e të cilët kanë të përfshira shumë minuta dhe SMS brenda një pakoje, respektivisht brenda një oferte. Me këtë superofertë të fundit prej pesë superpakove të kombinuara për të gjithë konsumatorët Prepaid, do të përfitojnë së tepërmi shfrytëzuesit e internetit përmes pakove 10GB internet duke përfituar edhe 300 min dhe 300 SMS”, është bërë me dije në komunikatën e Telekomit të Kosovës.
Me moton e këtij superprodukti “Je përdorues i madh interneti hiç mos e nal”, “Vala” ka për synim që të përmbushë në këtë mënyrë kërkesat e vazhdueshme të të gjithë konsumatorëve për internet të shpejtë, sasior dhe cilësor.
“E veçanta e këtyre pakove promocionale, është sepse janë dizajnuar sipas ‘Vala Fokus Big Group’, që nënkupton se do t’i plotësojë 100 për qind kërkesat dhe nevojat që kërkohen nga konsumatorët tanë në këtë moment. Telekomi i Kosovës gjithashtu është duke përgatitur produkte të reja për të targetuar grupmosha përdoruesish, të cilët kanë përfitim më të madh nga shfrytëzueshmëria masive e internetit”, është theksuar në komunikatën e Telekomit të Kosovës.