Prishtina fitoi në fund, titulli vendoset në javën e fundit

11 maj 2018 | 16:00

Prishtina ka shënuar fitore në minutën e katërt shtesë ndaj Lirisë (0-1), dhe në këtë mënyrë e ka shtyrë emrin e ri të kampione për xhiron e fundit. Fitore ka shënuar edhe skuadra e Dritës ndaj Trepçës ’89 (3-1). Ndërsa ndeshjen tjetër e fitoi Llapi ndaj Flamurtarit 3-1.

——————————————————————————–

Kanë filluar tri ndeshje e javës së 32-të, në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Vëmendja e të gjithëve është në dy ndeshjet ku luajnë kandidatët për titull, Drita dhe Prishtina.

Drita në Gjilan po përballet me Trepçën ’89, kurse Prishtina është mysafire e Lirisë në Prizren. Në ndeshjen tjetër “mejdanin” po e ndajnë Llapi dhe Flamurtari. Gazeta “Epoka e re” do t’iu mbajë të informuar me gjithçka që do të ndodh në tri ndeshjet e ditës së sotme.

Vala SUPERLIGA / Java e 32-të

Drita – Trepça ’89                    3-1

5’ Trepça ’89 e ka befasuar Dritën vetëm pas pesë minutave lojë, pasi e ka shënuar golin e parë në ndeshje 0-1. Hajdari pasoi mirë deri të Otto John, i cili realizoi për epërsinë e parë të mysafirëve.

9’ Izmaku i Trepçës ’89 ndëshkohet me karton të verdhë, pas lojës me dorë. Drita po mundohet të barazojë rezultatin, por pa sukses.

13’ Drita e rrezikoi paska skuadrën e Trepçës ’89, por në fund intervenon portieri Hajdini.

23’ Drita rrezikon të pëson edhe golin e dytë, por kësaj radhe portieri Rexhepi ishte shpëtimtar.

24’ Drita rrezikon për herë të parë seriozisht portën e 89-shit, por gjyqtari anësor akordoi pozitë jashtë loje. Rezultati vazhdon të jetë 0-1.

25’ Trepça ’89 edhe një rast të mirë, por Otto John nuk e shfrytëzoi si duhet pasimin e Shend Kelmendit.

40’ Xhevdet Shabani tenton të barazoi rezultatin, por gjuajta e tij shkoi lartë portës së portierit Bledar Hajdini.

41’ Shabani asiston për mrekulli deri të Astrit Fazliu, i cili gjuan më kokë, por në vend ishte portieri Hajdini. Nga topi i rikthyer Fazliu gjuajti jashtë portës.

43’ Fidan Gërbeshi ndëshkohet me karton të verdhë.

HT: Përfundon pjesa e parë me rezultat 0-1.

51’ Neziraj harkon bukur në zonën e rreptësisë, por askush nga lojtarët e Dritës nuk i përgjigjet atij harkimi.

53’ Drita e ka barazuar rezultatin në 1-1. Liridon Leci harkon për mrekulli deri të Fazliu, i cili nga afërsia e mposhtë portieri mysafir.

56’ Drita rrezikon edhe një herë, por gjuajtja e Lecit përfundon jashtë zonës.

60’ Drita kalon në epërsi. Golashënues sërish është Astrit Fazliu, i cili shënon nga afërsia për 2-1.

70’ Trepça del në rast të mirë shënimi, por Muja godet lartë portës së vendasve.

72’ Përparim Livoreka inkuadrohet në vend të Nezirajt.

75’ Shpëtim Idrizi inkuadrohet në lojë në vend të Mujës.

77’ Maloku bënë gabim të madh, kurse Musa e rrëmben topin dhe më pas pengohet në zonën e rreptësisë. Gjyqtari kryesor akordoi penallti dhe i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Fidan Gërbeshi.

Formacionet zyrtare:

Drita: Rexhepi, Musaj, Kuka, Leci, Limani, Krasniqi, Gërbeshi, Neziraj, Fazliu, Xh. Shabani, B. Shabani.
Trepça ’89: Hajdini, Islami, Izmaku, Lladrovci, Potoku, Maloku, Orlovski, Kelmendi, Muja, Hajdari, John.

Liria – Prishtina               0-0

5′ Ndeshja në mes Lirisë dhe Prishtinës ka filluar me katër minuta vonesë, kurse rezultati vazhdon të jetë 0-0.

16’ Liria e rrezikon Prishtinën seriozisht, por topi godet vetëm shtyllën e portierit Bekaj.

21’ Liria edhe një herë e rrezikon Prishtinën, por gol të shënuar nuk ka, kurse rezultati vazhdon të jetë 0-0.

30’ Kanë kaluar gjysme orë dhe skuadra e Prishtinës ende nuk e ka rrezikuar portën e skuadrës vendase.

40’ Gjyqtari kryesor Genc Nuza kërkon nga të dyja skuadrat të ndalet fyerjet ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilat po bëhen nga të dyja tifozeritë.

45’ Likaj i Lirisë ndëshkohet me karton të verdhë.

HT: Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes me rezultat 0-0.

59’ Ndeshja në stadiumin në “Përparim Thaçi” në mes Lirisë dhe Prishtinës vazhdon të jetë 0-0.

67’ Avdyli i vendasve ndëshkohet me karton të verdhë. Prishtina po e dominon ndeshjen, por rezultati është 0-0.

74’ Prishtina e vazhdon dominimin në pjesën e dytë, pro assesi nuk po arrin ta gjejë rrugën e golit.

83’ Prishtina po kërkon rrugën e golit, kurse Liria po mbrohet maksimalisht. Rezultati vazhdon të jetë i pandryshuar.

85’ Prishtina e pati rastin më të mirë, por gjuajtjen e Mërgim Pevqelit e ndali portieri Bakaj.

89’ Prishtina lëshon edhe një rast të mirë shënimi. Kahlid del ballë për ballë me portierin Bakaj, por nuk arrin të shënoi golin e fitores.

94+ Prishtina e gjënë rrugën e golit në minutën e katërt shtesë. Autor ishte Mërgim Pevqeli, i cili e dërgoi topin në rrjetën e portës vendase.

Përfundon ndeshja me rezultat 0-1.

Llapi – Flamurtari         3-1

21’ Mirlind Daku ka shënuar golin e parë për skuadrën vendase.

28’ Ylli i Llapit, Mirlind Daku e ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshje.

45’ Mentor Zhdrella shënon nga gjuajtja e lirë, golin e tretë për skuadrën e Tahir Batatinës.

HT: Përfundoi pjesa e parë me rezultat 3-0.

78’ Flamurtari e shënoi golin e parë në ndeshje. Autor ishte Samir Sahiti nga penalltia.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara bëri hapin e…