
Vala Tv: Për një javë 150 mijë shkarkime, 90.000 përdorues
19 prill 2019
| 13:54
Drejtori i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka dhënë shifra të larta të shkarkimit të platformës më të re televizive, Vala Tv.
Ai ka shkruar në rrjetin social se “vetëm për 7 ditë, VALA TV arrin 150 mijë shkarkime, ndërsa përdorues aktiv në këto momente janë rreth 90 mijë përdorues”.
Postimi i plotë i drejtorit të Telekomit në facebook:
“Jam i entuziazmuar me interesimin e madh të konsumatorëve tanë për të shkarkuar dhe përdorur platformën më të re televizive, VALA TV. Vetëm për 7 ditë, VALA TV arrin 150 mijë shkarkime, ndërsa përdorues aktiv në këto momente janë rreth 90 mijë përdorues. Shifrat flasin vet!”