Valbon Krasniqi dhe Basri Lenjani në garë për drejtor të ShSKUK-së
03 shkurt 2021
| 14:37
Është mbajtur testi me shkrim për kandidatët për drejtor të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Nga katër kandidatët: Saudin Maliqi, Gani Halilaj, Valbon Krasniqi dhe Basri Lenjani, kanë marrë pjesë vetëm këta dy të fundit.
Krasniqi në vlerësimin e komisionit ka marrë 34 pikë nga testi me shkrim, kurse Lenjani 19 sosh.
Nesër (e enjte) do të mbahet intervistimi me gojë për kandidatët.