Valbon Krasniqi jep informacione për katër policët e lënduar në veri

13 tetor 2021 | 16:28

Katër policë janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas lëndimeve të marra gjatë aksionit të sotëm në Veri të vendit, shkruan Gazeta Express

Pas transferimit të tyre në QKUK, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë  me dije se drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka vizituar Klinikën Emergjente, për t’u informuar për gjendjen e të lënduarve të sotëm në Mitrovicë.

Nga dr. Gëzim Mustafa, ai është njoftuar se katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente dhe që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

Drejtori Krasniqi, ka falënderuar stafin mjekësor për kujdesin e treguar, derisa të lënduarve ju ka dëshiruar shërim të shpejtë.

Ai para medieve ka theksuar se pas ofrimit të kujdesit shëndetësorë, ekzaminimeve diagnostike dhe radiologjike, të gjithë janë liruar për në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas…