Valbon Krasniqi: Nga korriku 73 fëmijë u trajtuan për Covid
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka vizituar fëmijët që po trajtohen në Klinikën Pediatrike në QKUK, të infektuar me Covid-19.
Ai në “Facebook” ka njoftuar se që nga korriku kur reparti për koronavirus ishte hapur, janë trajtuar 73 fëmijë.
Krasniqi ka bërë apel nga aty që gjatë festave të fundvitit të respektohen masat anti-COVID.
Njoftimi i plotë:
Fëmijët dhe COVID-19
Të nderuar prindër,
Pandemia COVID-19, nuk kurseu as fëmijët tanë. Si në mbarë botën ashtu edhe në Kosovë një numër i fëmijëve u prek nga virusi SARS-COV2. Fatmirësisht, ky infeksion te fëmijët, me përjashtime të rralla, nuk paraqitet në forma të rënda.
Në repartin COVID të Klinikes Pediatrike të QKUK gjithsejtë 73 fëmijë u trajtuan që nga muaji Korrik kur u hap ky repart
Sot, vizitova 3 fëmijët që aktualisht po trajtohen ne këtë repart. Edhe pse kishin vendosur maskat, buzëqeshja fare lehtë vërehej në fytyrat e tyre.
Vendosja e maskave nga fëmijët le të shërbejë si mesazh për të gjithë ne që edhe gjatë festave të fundvititit të respektojmë masat anti-COVID.
T’ua ruajmë buzëqeshjen fëmijëve tanë. Të ruajmë shëndetin e tyre dhe familjarëve e më të dashurve tanë.