Valbon Krasniqi tregon se a duhet të vaksinohen gratë shtatzëna

06 shtator 2021 | 17:22

Nuk ka dilemë. Gratë shtatzëna duhet të vaksinohen edhe në Kosovë. Kështu ka bërë  me dije drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.

Sipas tij, grat shtatzëna mund dhe duhet të vaksinohen.

“Të gjitha vrojtimet pra vështrimet që i kanë bërë studiuesit që merren me përcjelljen e efekteve të mundshme anësore në këtë kategori të popullatës kanë treguar që nuk kanë vërejtur efekte anësore dhe të dëmshme të cilat do të rezultonin me rekomandime për mos me u vaksinuar grat shtatzëna. Pra rekomandimi edhe i qendrës për kontroll të infeksionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe institucioneve tjera kredibile, është që edhe grat shtatzëna mund dhe duhet të vaksinohen”, ka thënë Krasniqi për “Infokus”-in.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shkruar në llogarinë…