Valbuena lë Fenerbahçen, shkon te Olympiacosi
29 maj 2019
| 14:07
Fantazisti francez Mathieu Valbuena i dha fund përvojës në Turqi me skuadrën e Fenerbahçes, ku luante prej dy sezonesh, ndërsa tani do të nisë një aventurë të re në kryeqytetin grek, Athinë, pasi 34-vjeçari ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Olympiacosit, ndërsa lajmi është bërë publik nga vetë klubi grek që këtë sezon kërkon rikthimin te titulli kampion.
Valbuena ka shkëlqyer me skuadra si Marseille, ku luajti për 8 sezone dhe Lyon për dy sezone, ndërsa numëron edhe 52 ndeshje, me 8 gola të shënuar për kombëtaren franceze.