Valdet Rama prezantohet te Kukësi
31 janar 2019
| 12:35
Mesfushori nga Mitrovica, Valdet Rama karrierën do ta vazhdojë te klubi shqiptar, Kukësi.
Rama, që ka luajtur edhe në Bundesligë e La Liga, së fundmi ishte pjesë e skuadrës kineze YB Funde.
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Valdet Ramën. Mesfushori ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në përfundim të Kampionatit dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, me opsion rinovimi edhe për një vit. Futbollisti i lindur në Mitrovicë vjen nga skuadra e YB Funde e Kinës dhe do t’i bashkohet menjëherë ekipit tonë”, thuhet në njoftimin e Kukësit.