Valdete Bajrami, Bërnabiqit: Kosovën e keni humbur qysh nga viti 1999
Shefja e kabinetit të zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, Valdete Bajrami, ka reaguar pas deklaratës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se nuk do të kërkojë falje për deklaratën e saj skandaloze që në negociatat me Prishtinën, Beogradi ka të bëjë me “njerëzit që kanë dalë nga mali”.
Bajrami iu drejtua Bërnabiqit duke i thënë se duhet të adaptohen sepse Kosovën e kanë humbur qysh nga viti 1999.
“Po ia rikujtoj kësaj zonjës se edhe presidenti i shtetit të saj pati deklaruar kështu, por fatmirësisht Kosova është shtet i pavarur falë luftës së ushtarëve të UÇK-së, falë gjakut të derdhur për këtë shtet. Edhe diçka ti zonjë, Fatmir Limaj ka qenë, është dhe do të jetë në mbrojtje të shtetit tonë të pëlqeu apo nuk të pëlqeu ty. Nuk je ti apo dikush tjetër që vendos për këtë, adaptohuni me humbjen e Kosovës qysh në ‘99. Kosova tash më ka vendos që z. Limaj ta ketë në udhëheqje të delegacionit tonë”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e saj në “Facebook”.
/Epoka e re/