Valdete Bajrami thotë se duhet konsensus i gjerë për reformë zgjedhore
Kryetarja e Gruas së Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe anëtarë e Kryesisë së këtij subjekti, Valdete Bajrami, ka thënë se kërkohet konsensus i gjerë për të arritur një reformë të mirëfillte zgjedhore.
Megjithatë, ajo ka thënë se ky konsensus për momentin nuk ekziston dhe se një reformë e tillë duhet të miratohet së paku gjashtë muaj para mbajtjes se zgjedhjeve.
“Për momentin nuk ka vullnet politikë për ta bërë një reformë të mirë zgjedhore, sepse për këtë kërkohet konsensus i gjerë dhe një gjë të tillë nuk e kemi”, ka thënë Bajrami në tryezën e organizuar nga Grupi Ballkanik për Politika me temën “Kosova dhe zgjedhjet- çfarë mund të përmirësohet”.
Më tutje, ajo ka thënë Nisma Socialdemokrate është e gatshme të japë kontributin e saj në këtë temë, mirëpo vetëm nëse ka seriozitet edhe nga partitë tjera për një temë të tillë.
Bajrami ka përmendur edhe problemet me të cilat po shoqërohet zgjedhjet si votat e pavlefshme.
Ajo ka trajtuar edhe mosdaljen e grave në zgjedhje lokale dhe qendrore.