
Valdete Daka emërohet kryesuese e panelit për lirim me kusht
03 nëntor 2022
| 16:34
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) kanë votuar unanimisht për emërimin e gjyqtares së Gjykatës Supreme, Valdete Daka në pozitën e kryesueses së Panelit për Lirim me Kusht dhe gjyqtarit Afrim Shala në pozitën e anëtarit rezerve dhe zëvendëskryesuesit.
Kryesuesi i KGjK-së Albert Zogaj, ka thënë se mandati i tyre do të jetë dy vjet dhe do të fillojë nga data 26 tetor 2022.