Valdete Daka i drejtohet Avokatit të Popullit për shkarkimin nga presidentja
Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, iu ka drejtuar Avokatit të Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga Presidentja Vjosa Osmani.
Pas dorëzimit të kërkesës në këtë institucion, Daka ka thënë që beson se kjo çështje do të procedohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Ashtu siç e kam paralajmërua e kam dorëzuar ankesën time, shpresoj që në kuadër të kompetencave do ta shfrytëzojë të drejtën e tij. Avokati i Popullit është institucion i pavarur dhe në momentin kur i kërkohet që ta dërgojë këtë kërkesë. Unë konsideroj që pas këtyre raporteve që kanë dalë nga BE-ja edhe Avokati i Popullit ka bazë ligjore që kërkesën time ta shqyrtojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar Daka.
Ajo ka deklaruar se deri tani ka pritur që kjo çështje të ngritet nga deputetët e Kuvendit.
“Kam prit, pasi kam konsiderua që deputetët do t’i mbledhin nënshkrimet dhe do ta kërkojnë vlerësimin e kushtueshmërisë, por deputetët nuk kanë pasë shumë gatishmëri. Por edhe për shkak të zgjedhjeve nuk kam dashur që askush të mos e përdor për çështje politike. Nuk jam ankuar në gjykata tjera pasi konsideroj që nuk ka mundësi që të vlerësohet vendimi i presidentit, kjo mund të bëhet nga Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar Daka.