![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/daka-1.jpg)
Valdete Daka tregon se çfarë i tha presidentja Osmani para se ta shkarkojë
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media pas shkarkimit nga ky post.
Daka tha se shkarkimi i saj është i paligjshëm, qesharak dhe i porositur.
Ajo edhe tregoi edhe detaje për takimin që ka pasur para shkarkimit me presidenten Vjosa Osmani.
Kjo e fundit i kishte kërkuar Dakës që të japë vullnetarisht dorëheqje nga posti i kryetares së KQZ-së, duke i premtuar se në këmbim të dorëheqjes do t’i japë falënderime publike.
“Publikimit të këtij vendimi i ka paraprirë takimit ku ajo më kërkoi të jap dorëheqje në mënyrë të vullnetshme dhe në këmbim do të pranoj falënderime publike për punën e deritashme dhe më premtoi vazhdim të bashkëpunimit në të ardhshmen. I kam thënë se e kam përmbushur detyrën time sipas Kushtetutës”, ka thënë Daka.