Valdete Dakën e çudit rezultati i Istogut
18 dhjetor 2017
| 17:31
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se asnjëherë më parë në zgjedhje nuk ka pasur një rezultat si ky i Istogut.
Këtë deklaratë Daka e ka bërë pas përfundimit të numërimit të votave me kusht dhe me postë, çfarë edhe bëri që përfundimisht Haki Rugova i Lidhjes Demokratike të Kosovës të fitojë në Istogu.
Rugova ka arritur të marrë gjithsej 10 033 vota, ndërsa kundërkandidati i tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, 10 019 vota, që do të thotë se kandidati i LDK-së e fitoi mandatin e tretë në krye të kësaj komune, me vetëm 14 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga AAK-ja.