Valdete Sadriji nga Nisma kërkon votën e Anamoravës dhe gjithë Kosovës
Kandidatja për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Valdete Sadriji, e cila garon me numrin 66, kërkon votën e qytetarëve për t’i përfaqësuar ata në Kuvendin e Kosovës.
Sadriji nëpërmjet një shkrimi publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” ka kërkuar votën e bashkëvendësve të Anamoravës, të Prishtinës e gjithë Kosovës, që duke votuar Nismën Socialdemokrate, dhe numrin 66 në këtë listë, zëri i tyre do të jetë më i fuqishëm për realizimin e kërkesave të tyre dhe për mundësinë që përmes saj të jenë më afër institucioneve të Kosovës.
Shkrimi i plotë i kandidates për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Valdete Sadriji:
Të dashur familjar, bashkëvendës të Anamoravës, unë jam bija juaj , mbesa, kushërira e juaj, unë karrierën time e zhvillova në kryeqytet, po gjithnjë duke u identifikuar që vij nga një vend që njihet për traditë të mikpritjes, zemërgjerësisë, humanitetit dhe njerëzimit. Unë asnjëherë nuk e harrova vendlindjen time aty ku mora hapat e parë, mësova fjalën e parë nder dhe respekt. Unë jam mirënjohëse që familja ime e ngushtë dhe e gjerë, po ashtu të gjithë shokët dhe shoqet keni qenë përkrahës gjatë rrugëtimit tim, këtë ma keni dëshmuar gjithmonë dhe unë sot dua që krenaria juaj ndaj meje mos të pushoj asnjëherë por gjithmonë të ndjeheni faqebardhë dhe ballëhapur për mua në konakun ku do që gjendeni.
Unë sot ne këtë ditë edhe nesër edhe gjithë jetën time do të jem mbrapa secilit nga ju, për të dëgjuar shqetësimet, në ditë të mira dhe ato jo të mira. Shtëpia ime ishte e hapur gjithmonë për mikpritje, prandaj zgjodha familjen time të dy-të, Nismën Socialdemokrate, që më nderoj me këtë nominim dhe më mundësoj të vazhdoj këtë traditë në fushën politike. Për nga karakteri unë shquhem si vajzë e guximshme, sypatrembur që nuk dorëzohem lehtë, e buzëqeshur edhe atëherë kur jeta të sjellë shumë të papritura, nganjëherë edhe dhimbje te padurueshme. Unë këtë fuqi edhe këtë luftë me veten e mësova nga vëllai im, që duhet të luftosh edhe atëherë kur të mungon njëra dritë e syrit si i mungonte atij dhe me tjetrin të shohësh vetëm gjysmën e shkronjës, por të luftosh deri sa të shohësh të tërën dhe mos të dorëzohesh.
Unë ndjehem e fuqishme më shumë se kurrë duke llogaritur në përkrahjen e vendlindjes time dhe gjithë Kosovës, në këtë mënyrë zëri i juaj do të jetë prezent në Kuvendin e Republikës së Kosovës.