Valdrin Lluka e nis fushatën për deputet me rininë e Gjakovës (Foto)

25 shtator 2019 | 18:48

Kandidati për deputet i koalicionit Nisma-AKR-PD, Valdrin Lluka, ka nisur fushatën zgjedhore bashkë më të rinjtë e Gjakovës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se a ka mënyrë më mirë për të filluar fushatën zgjedhore se sa me rini, për edukim, në Gjakovë.

“Mesazhi im kryesor është që kjo fushatë do t’i dedikohet rinisë, edukimit dhe sportit”, ka shkruar Lluka.

Postimi i plotë i tij:

A ka mënyrë më mirë të fillojmë fushatën zgjedhore se sa me rini, për edukim, në Gjakovë?
Sot fillova fushatën zgjedhore në Gjakovë, duke grumbulluar dhe dhuruar libra që janë të dedikuara për bibliotekat shkollore në këtë qytet, një aktivitet i organizuar nga Forumi Rinor i AKR-së në Gjakovë.
Mesazhi im kryesor është që kjo fushatë do t’i dedikohet rinisë, edukimit dhe sportit. Do t’i dedikohet ardhmërisë e zhvillimit të vendit. Do t’i dedikohet mirëqenies së qytetarëve anembanë Kosovës.
Ju faleminderit te gjithëve qe ishit sot me ne.
Bashkë për Shtetin!
11/122

Fotografia e Valdrin Lluka

Fotografia e Valdrin Lluka

Fotografia e Valdrin Lluka

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes Prishtinës…