Valdrin Sahiti e dorëzon në MPJD pasaportën diplomatike

12 maj 2023 | 17:57

Kreatori Valdrin Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme më datë 26 prill të vitit 2023.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se me kërkesë të tij është zhvleftësuar pasaporta diplomatike.

“Sahiti ka dorëzuar në MPJD pasaportën diplomatike me datë 26.04.2023.Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pa vleftësuar pasaporta diplomatike”, ka thënë për Demokracia.com, zyrtarja për media nga Ministria e Punëve të Jashtme, Qëndresa Fazliu.

Sipas saj, deri tani MPJD s’ka ndonjë raport zyrtar nga autoritetet turke lidhur me raportimet për ndalimin e Valdrin Sahitit.

”Gjithashtu ju njoftojmë se deri tani, MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke, lidhur me raportimet e mediave për ndalimin a arrestimin e z. Sahiti në shtetin turk”, ka theksuar Fazliu.

U raportua se Valdrin Sahiti u arrestua në Turqi, avokati Berisha flet për rastin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është bërë lansimi zyrtar i programit ndërministror “Arti në shkolla”,…