Valë e pandalshme infektimesh me Covid nëpër Europë
Rekorde dramatike infektimesh shënuan sërish Gjermania dhe Austria, ndërsa shifrat po shtohen me ritme të shpejta në gjithë Evropën.
Gjermania preku nivelin më të lartë të pandemisë prej mbi 65 mijë infektimesh ditore, ndërsa në Austri rekordi arriti në mbi 15 mijë.
Qeveria gjermane po shqyrton mundësinë e rikthimit të masave të karantinës për të gjithë popullsinë pa dallim, pasi bllokada vetëm për të pavaksinuarit në Austri duket se nuk po jep rezultatet e pritshme. Shtretërit në terapitë intensive janë drejt ezaurimit.
Për të tretën ditë radhazi, infektimet thyen një tjetër pandemik me mbi 20.700 raste në Holandë, ku këtë 24-orësh u shënua edhe shifra më e lartë e vdekjeve ditore që prej Marsit. Rritje dramatike shifrash të COVID edhe në Poloni, me mbi 24 mijë infektime dhe 463 viktima ditore.
Bëhet fjalë për nivelet më të larta që prej valës së kaluar të periudhës Prill-Maj. Shifrën më të lartë të infektimeve që nga fillimi i Majit e shënoi edhe Italia, ndërsa në Francë mbi 20 mijë infektime ditore nuk ka pasur prej fundit të Gushtit. Edhe qeveria italiane po shqytron karantinën për të pavaksinuarit, që do të hyjë në fuqi nga java e ardhshme edhe në Poloni, Çeki e Sllovaki.
Ndërsa Irlanda, pavarësisht nivelit më të lartë në BE të vaksinimit me 90% të popullsisë, vendosi në fuqi nga kjo e enjte, orarin e shtetrrethimit gjatë natës./tvklan/