Valë rekorde e të nxehtit përfshinë Australinë
18 janar 2019
| 14:17
Australia është përfshirë nga ditët më të nxehta në histori, raportojnë mediat në këtë shtet.
Vala e nxehtë ka nisur qysh të shtunën, duke shkaktuar vdekjen e kafshëve të egra, zjarre dhe shtim të pacientëve në spitale.
Byroja e Meteorologjisë në Australi ka njoftuar se temperatura në ditë arrin në 40 gradë celsius.
Në qytetin Nuna në Nju Sauth Uells, temperatura arriti në 35.9 gradë natën.
Kjo është temperatura më e lartë minimale e regjistruar ndonjëherë në Australi, ka njoftuar Byroja e Meteorologjisë.