Valencia: 35% e ekipit e prekur nga koronavirusi
Valencia njofton raste të reja pozitive të koronavirusit. Klubi spanjoll vendosi të mos zbulojë emrat apo sa lojtarë janë infektuar, por theksoi se 35% e ekipit (përfshirë lojtarët dhe stafi) ishin infektuar.
“Një dëshmi e ngjitjes së lartë të virusit – thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp – Duke konfirmuar faktin se njerëzit duhet të mbeten në shtëpi dhe të ndjekin në mënyrë rigoroze të gjitha indikacionet e autoriteteve shëndetësore”.
Klubi shpjegoi se “të gjitha rastet në fjalë janë asimptomatike dhe janë në shtëpinë e tyre, të ndjekur nga mjekët dhe me masa izolimi, duke realizuar udhëzimet e mjekëve”.
Spanjollët duket se nuk kanë dyshime se infeksioni ka ndodhur gjatë udhëtimit në “San Siro” për ndeshjen kundër Atalantës: “Megjithë masat e rrepta të marra nga klubi pasi luajtëm një ndeshje të UEFA Champions League në Milano më 19 shkurt 2020, një zonë që disa ditë më vonë u konfirmua me një rrezik i lartë nga autoritetet italiane. Rezultatet e fundit tregojnë se ekspozimi shkaktoi rreth 35% të rasteve pozitive”.