Valencia mposht Alavesin, lë prapa Realin
17 mars 2018
| 19:53
Valencia ka vazhduar formën e mirë në ligë, për të rritur gjasat që të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Në përballjen e sotme ndaj Alavesit shkëlqeu sulmuesi italian, Simone Zaza, me një gol e një asistim në fitoren prej 3 me 1, raporton Koha.net.
Zaza asistoi për Rodrigon në golin e parë në minutën e 19, kurse shënoi në minutën e 33 pas asistimit nga Parejo.
Alaves ngushtoi epërsinë në minutën e 49 përmes Sobrinos, kurse Laguardia shënoi autogol për rezultatin final 3 me 1.
Valencia në vendin e tretë tani ka 59 pikë, dy më shumë se Real Madridi. Alaves në vendin e 16 ka 31 pikë.