Valencia në garë për Hysajn

29 gusht 2019 | 17:54

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, është vetëm një hap larg transferimit në kampionatin spanjoll. Mediat italiane raportojnë se interesim për mbrojtësin shkodran ka shfaqur skuadra e Valencias.

Edhe menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, pranoi se po negociohet mes palëve dhe se po nxitohet që të arrihet një marrëveshje brenda kësaj jave, pasi dihet se afati kalimtar mbyllet më 2 shtator.

Paraprakisht thuhet se Valencia është ofruar ta marrë Hysajn në huazim me të drejtë blerjeje për 18 milionë euro, por edhe formula e transferimit është ende duke u negociuar mes klubeve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi, ka thënë…