Valencia synon Mourinhon
30 korrik 2019
| 16:25
Jose Mourinho deklaroi se i mungon shumë futbolli dhe dëshiron të kthehet me një projekt dhe klub të madh. Ekipi i radhës ka trokitur në portën e tij dhe fjala është për Valencian.
Klubi spanjoll pritet të shkarkojë trajnerin Marcelino dhe drejtorin sportiv për t’i dhënë një frymë të re skuadrës. Emri që lakohet më shumë është ai i portugezit të njohur.
Presidenti i klubit i Peter Lim e do me patjetër Valencian, por Mourinho pritet t’i përgjigjet negativisht kësaj ftese duke kujtuar dhe deklaratën e tij të fundit se do të rikthehet vetëm për një klub dhe projekt të madh.