
Valentino Rossi, Buffonit: Mos u tërhiq nga futbolli
30 mars 2018
| 10:42
Valentino Rossi e ka këshilluar Gianluigi Buffonin ta vazhdojë karrierën në futboll.
Ish-kampioni i botës në MotoGP ka thënë se kapiteni i Juventusit duhet të vazhdojë të luajë, nëse ka dëshirë.
“Buffoni duhet të vazhdojë, absolutisht. Nëse ka dëshirë. Mendoj se ai e di nëse mund të jetë ende në nivel të lartë”, u shpreh Rossi për “Gazzetta dello Sport”. “Është e lehtë të thoni për dikë se ka përfunduar, por duhet të jeni mirënjohës. Janë dy lloje të njerëzve, ata që vlerësojnë se një tjetër është i madh dhe u vjen mirë edhe atyre. Dhe, të tjerët janë xhelozët që vetëm i gjykojnë të tjerët. Në Itali është në modë kjo e fundit”, ka deklaruar Rossi.