
Valentino Rossi fitoi betejën me Covid-19
06 nëntor 2020
| 11:43
Valentino Rossi fiton betejën më të rëndësishme deri tani në jetë atë me Covid-19.
Që prej 15 tetorit “Doktori” qëndronte në karantinë pasi ishte infektuar nga koronavirusi, duke humbur edhe 1 garë të Moto Gp, por së fundmi italiani e ka mposhtur Covid-19.
Piloti italian i garave të shpejtësisë, 9 herë kampion bote, ka dalë negativ, duke marrë më në fund përgjigjen që priste prej një kohe të gjatë. 41-vjeçari ka fluturuar menjëherë drejt Valencias, aty ku do të mbahet Çmimi i Madh këtë fundjavë.
Nëse këtë të premte del sërish negativ, Rossi mund të garojë në pistë të dielën. Në këtë sezon të Moto Gp, Valentino Rossi pozicionohet në vendin e 15-të të klasifikimit të përgjithshëm me 58 pikë të grumbulluara.