Valeria Marini sërish beqare

29 dhjetor 2020 | 15:54

Valeria Marini është sërish beqare. Showgirl i njohur në televizionet italiane i dha fund lidhjes me menaxherin Gianluigi Martino pas vetëm një viti e gjysmë.

“Nuk kishte respekt“, tha 53-vjecarja për mediat italiane. Lidhja mes tyre nisi në shkurt 2019.

“Historia jonë mbaroi për shkak të mungesës së disa vlerave thelbësore, së pari respekti midis të gjithëve. Në vend të shoqërisë me disa lloje burrash unë preferoj më mirë të rri me macen time”, tha Marini që ka rrëfyer se i ka vuajtur dështimet në dashuri.

“E pranoj që kam pasur disa dështime. Më ka ndodhur që kam rënë në grackën e dikujt që më ka thënë se më do, por kur kam kuptuar mashtrimin jam bërë më e fortë”.

Valeria Marini, seksimboli i viteve 90’ në Itali ka pasur një marrëdhënie të gjatë me Vittorio Cecchi Gori të cilin e mbështeti edhe pasi ai u rrënua ekonomikisht. Në 2013-ën ajo u martua me sipërmarrësin Giovanni Cottone në Romë, por u nda me të pas më pak se 1 viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kushtet atmosferike të cilat kanë filluar të rëndohen ditëve të…