Valero: Mund t’i marrim tri pikë ndaj Barçës  

05 nëntor 2018 | 17:31

Mesfushori i Interit, Borja Valero beson se skuadra italiane mund të marrë tri pikë në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Interi dhe Barcelona takohen nesër në mbrëmje në kuadër të grupi B në Ligën e Kampionëve.

“Ne duhet të besojmë në aftësitë tona. Barcelona është skuadër që të kufizon shumë, por ne duhet të kemi besim në vete. Në ligë ne luajmë lojën tonë, pasi e kemi vazhdimisht topin në këmbë, mirëpo ndaj Barcelonës është më e vështirë. Ajo është një hap para nesh, por nuk do të dorëzohemi deri në minutat e fundit të ndeshjes dhe shpresojmë t’i marrim tri pikë”, ka thënë Valero.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka qëndruar për një vizitë…