Valët mbi 12 metra të larta godasin Kaliforninë
Brigjet e Kalifornisë për të tretën ditë me radhë po goditen nga valët gjigante, dhe pothuajse e tërë zona është përmbytur.
Për shkak të valëve të pazakonta të mëdha, autoritetet kanë mbyllur shumicën e plazheve përgjatë brigjeve të Kalifornisë, transmeton Telegrafi.
Në Ventura një prej zonave më të rëndi të goditura janë mbuluar rrugët me ujët, kurse veturat janë mbuluar të tëra me ujë nëpër parkingje, duke bllokuar edhe rrugët.
Me ujë është mbushur edhe një hotel, ku si pasojë është raportuar për dëme të mëdha materiale.
Disa valë në këtë rajon kanë arritur lartësinë prej mbi 12 metra, që janë afërsisht sa një shtyllë e energjisë elektrike.
“E dimë se valët duket interesante dhe shumë qytetarë do të dëshironin t’i shihnin, por u bëjmë thirrje të qëndrojnë sa më larg tyre”, u tha nga shërbimi meteorologjik në Los Angeles.