“Valëviti” flamurin Kuq e Zi në “Bernabeu”, kush është tifozi shqiptar që takoi Benzemanë?

05 maj 2022 | 11:09

Quhet Agim, është nga Shkupi, por jeton në Frankfurt të Gjermanisë. Është gjithashtu menaxher i një klubi nate. Kjo është “pashaporta” e tifozit shqiptarë që “valëviti” flamurin kuqezi në mes të “Santiago Bernabeut”, teksa zhvillohej ndeshja mes Real Madrid dhe Manchester City në Champions League.

Siç duket është një tifoz i skuadrës së “Los Blancos”, pasi Agimi  u shpëtoi rojeve të sigurisë dhe ka vrapuar në tapetin e gjelbër për të takuar idhullin e tij, Karim Benzema, me flamurin kuqezi në dorë, me francezin që ishte dhe vendimtarë në këtë takim, pasi me golin e tij i dha kualifikimin madrilenëve, raporton abcnews.al.

Real Madrid u kualifikua në finalen e Champions League, pasi mposhti me rezultat të përgjithshëm 6-5 skuadrën e Manchester City.

Një ndeshje e luftuar rezultoi deri në sekondat e fundit mes spanjollëve dhe anglezëve, teksa u deshën edhe minutat extra që të vendosur se cila nga dy ekipet do të merrte biletë që të nisej drejt Parisit më 28 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Ilir Ibrahimi, në llogarinë e vet në “Facebook”,…