Vali Bizhga, kandidate për presidente? Ja si përgjigjet Rama

25 prill 2022 | 12:30

Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama procesi i zgjedhjes së presidentit, stimulon maksimalisht thashethemet ku po përfshihen gjithëfarë emrash e njerëzish.

Të tilla sipas tij janë edhe zërat për kandidaturën e Vali Bizhgës në Presidencë.

“Nëse do bënim një javë kulturore për thashethemet Shqipëria do mbante flamurin e kryesuesit e aftësisë prodhuese. Do doja të mos e shfokusonim vëmendjen nga kjo nismë, është e re e vecantë, na duhet mbështetja e të gjithëve ju, në mënyrë që sa më shumë njerëz ta mësojnë ekzistencën e kësaj nisme e më pas të zgjedhin të përfshihen si spektatorë, në të gjitha këto seri javësh. Nuk do të doja të shfokusoheshim. E kam thënë që në fillim që procesi i zgjedhjes së presidentit, stimulon maksimalisht thashethemet e përfshihen gjithëfarë emrash e njerëzish. Përgjigjja ime është negative, nuk ka asnjë të vërtetë në të”, ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mauricio Pochettino pritet të shkarkohet nga Paris Saint-Germain vetëm disa…