Valladolidi shkarkon trajnerin Pezzolano
02 dhjetor 2024
| 12:44
Humbja e rëndë kundër Atleticos së Madridit (0-5) i ka kushtuar shtrenjtë Paulo Pezzolanos.
Trajneri uruguaian nuk është më në krye të i Real Valladolidit, siç e shpalli klubi spanjoll në një njoftim: “Pezzolano nuk do të jetë më trajner i Real Valladolidit. Rrugët e Real Valladolidit dhe Paulo Pezzolano ndahen. Trajneri uruguaian nuk do të vazhdojë në Pucela pas 70 ndeshjeve zyrtare në tri sezone, gjatë së cilave fitoi një promovim (ngjitjen në La Liga). Klubi falënderon Pezzolanon për paraqitjet e tij me ngjyrat bardhë-vjollcë dhe i dëshiron fat të mbarë në fazën e tij të re personale dhe profesionale”.