Vallja e tepsisë!

03 qershor 2022 | 21:07

Kimete Berisha

1. Zëvëndësi i Albulena Haxhiut e sheh Drejtësinë nga prizmi i tepsisë.
Përdorimi i terminologjisë së kuzhinës për ta matur Drejtësinë e Kosovës është m’e dalë me humb, po t’i mos humb.

Bota e matë drejtësinë me peshore, e peshorja është grua, kurse mashkujt e Kurtit e masin drejtësinë me tepsi. Pasi që drejtësia rrëshqet në vaj, pse nuk e lyejnë tepsinë me vaj?

Lyeje, mos hezito, le t’kushton sa t’kushton vaji.

Se s’di unë a më shpejt derdhet vaji a uji?

Blerim Sallahu, autor i thënies së ‘tepsisë me vaj’, shikon lart kur mediton për tepsinë, se atje lart i ka disa lidhje hyjnore që e furnizojnë me vaj!

2. Liburn Aliu e ka një shtëpi në lagjen luksoze ‘Marigona’, kurse kryeministri jeton me qera! Cili prej tyre është më kopil! Liburn Aliu është më kopil.

Njeriu që nuk mund ta ndërtojë një shtëpi për trup t’vetin, nuk mund ta ndërtojē shtetin. Shtëpia e Liburnit është luksoze, por më mirë luksoze sesa e thjesht.

Rabinthranat Tagora ka treguar se ‘është shumë thjesht të jesh i lumtur, por është shumë vështirë të jesh i i thjesht’!

Snobisti, bën jetë luksoze duke vjedhur buxhetin e Kosovës.
Njëherë e bëri një marrëveshje me kolegjin ku punon, tash me jaranat e tij lypin ryshfet!

3. Dihotomia e Albin Kurtit është çmenduria më e madhe.
Në njërën anë i ka joshur atdhetarër dhe viktimat, në anën tjetër dhunuesit e viktimave.

Nuk është mirë. I mungon kthjelltësia.
Nuk i punojnë reflekset. Është i pavendosur. Është konfuz. Nuk ka energji, nuk ka guxim, nuk ka prapa..cë ta shkarkoj asnjërin ministër.

Ku është e ku s’është e kisha huazuar një prapa..cë dhe isha distancu’ prej hajnave e kriminelëve.

Të gjithë vartësit i kanë dalë nga kontrolli.
Është i vetmuar, krye shpirti i ka mbetur veç ‘populli i diasporës’. Por, pasi që duhet e merret ngrykë me ta – në shtëpinë e portokalltë kthehet vetëm.

Ministrat e tij po vjedhin, po jetojnë nëpër hotele, po i kalojnë fundjavat nëpër sauna e masazhe,
po i shfrytëzojnë veturat e shtetit për kënaqësi private – milionat kanë avulluar nga tenderët njëburimor!

4. Nuk ka ku shkon më keq.

5. Pra, nuk është problemi që kryeministri është njeri i keq, problemi është se nuk di të punojë, nuk i tutet kush, nuk e bën kush hesap, tē gjithë e shfrytëzojnë për të vjedhur në emër të tij.

Ky nuk vjedh për vete, por lejon që në emrin e tij të vjedhin të tjerët. Kjo e bën tokmak.

I ika dalë situata nga komtrolli, e kanë fshirë përpara mafia e Vetëvendosjes.
Është komplet i vetmuar dhe i paditur.

Nëse nuk e keni lexuar ‘Filozofin e paditur’ të Volterit – ky është, si edhe Volteri, një epigon, që i përsërit fjalët e të tjerëve, në mënyrën më patetike të mundshme.

5. Nuk shkon jeta kështu, me sofizma, me rrena, me zhgënjime, nuk ka premtim që e ka dhënë e që nuk e ka hëngër!

Albin Kurti është i prapambetur, ka sjellur vetëm energji negative dhe dëshpërim.

Asnjë punë e mirë nuk është kryer nga qeveria e tij.
Ka bërê sadak me fukarenjtē vetëm një herë për Bajram – dhe kaq.

6. Populli po ikin nga Kosova, në daç takohu te shkallët në daç në gjezenti.
Edhe ambasadori amerikan shumë i lëngēt. Kërkoj nga ai të jetë më i gjallë’.

7. Marrëveshja e Washingtonit – e keqe!
Xhelal Sveçla ‘i mirê’!

Gjykata Kushtetuese e keqe, sepse mendon se Manastiri i Deçanit është i Kosovës.

U ankua se nuk e duan popat veç Albinin, demek Hashimin e kanë dashur.
Po çuditet pse nuk e duan popat.

Askush nuk të do, përveç ata që po pasurohen në shpinën tënde.
Kushdo që vjedh në qeverinë tënde, faturohet në shpinën tënde, sepse ata s’kanë çfarë humbin, të humbur janë që nga çasti kur i ke gjetur duke bredhur rrugëve për të lypur bela!

8. Hashim Thaçi e ka kapërcyer rrugën për t’i përshëndetur dijetarët – ti i shkatërron ata,
punon vetëm me inferiorë, me vajza që hanë burek rrugës në lëvizje, dhe me djem që lëpijnë akullore rrugës duke i grah trotinetit.

9. Që ka probleme të rënda mendore e kam
kuptuar në momentin kur ka thënë se
‘Vuçiqi nuk ka faj, sepse Sllobodan Millosheviqi nuk e ka pyetur për asgjë’!

P.S. Ishalla bile traktorit din m’i grah, se deleve s’po dishe!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama prezantoi një ushtarak të lartë si emrin…