Valmir Aliçkaj tregon fjalët e fundit që ia tha Nazlije Sherifi
Valmir Aliçkaj, ka kujtuar me emocione të forta takimet me Nazlije Sherifin.
Aliçkaj që kishte vendosur të ia dhuronte veshkën kujtoi fjalët e fundit që i kishte thënë ajo.
I ftuar në T7 ai tha se Nazlija ka pasur shumë ëndrra, dhe se është krenarë që e ka njohur atë.
“Ajo e ka dashur shumë borën. Ka pasur shumë ëndrra, ka dashur t’i kthehet fakultetit e shoqërisë. Ka dashur shumë dëshirë që të vizitojë Deçanin. Më ka thënë se si të kryhet operacioni do ta vizitoj Deçanin”.
Fjalët e fundit që i kishte thënë atij Nazlija, ishte se do të ia dilnin me ndihmën e zotit dhe me ndihmën e tij.
Deçanasi tha se ka qenë i vendosur për dhurimin e veshkës pa marrë parasysh se mjekët i kishin thënë se nuk do të ishte asnjëherë më njëjtë sa i përket gjendjes shëndetësore. 19-vjeçarja nga Mitrovica nuk arriti ti bëjë ballë sëmundjes. Ajo vdiq dje.