Valmir Elezi: Rinumërohen rreth 36 për qind e vendvotimeve
17 nëntor 2019
| 17:22
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se deri në orën 16:00 janë rinumëruar 499 vendvotime nga mbi 1 400 për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)
“Deri të dielën në orën 16:00 janë rinumëruar 499 vendvotime apo rreth 36 për qind e tyre”, ka thënë Elezi për “Epokën e re”.
/Epoka e re/