Valmir Veliu: Do të rikthehem edhe më i fortë
Lojtari i KF Llapit Valmir Veliu, i cili u lëndua në ndeshjen Prishtina-Llapi, nëpërmjet rrjeteve sociale ka konfirmuar se është në gjendje të mirë shëndetësore, kurse ka falënderuar të gjithë ata që e mbështeten.
“Ju premtoj se do të kthehem edhe më i fortë për të e vazhduar ëndrrën prej aty ku e lamë. Dashnia juaj më bën më të fortë, shihemi përsëri në fushat e blerta …!”, ka shkruar Veliu.
Postimi i plotë i Valmir Veliu në “Facebook”
Në pamundësi për të u kthyer mesazhet të gjithë atyre që janë interesuar dhe kanë dërguar mesazhe të panumërta për të u interesuar për gjendjen time po u drejtohem me anë të këtij statusi .
Falënderimi i takon Allahut që unë jam mirë me shëndet dhe e kam kaluar rrezikun në të cilin ndodhesha një ditë më parë .
Falënderim i veçantë për stafin mjekësor KF. Llapi në krye me Dr. Afrim Shabani specialist i mjekësisë sportive dhe të gjithë doktorët që u gjendën afër meje në ato momente të vështira, duke veçuar Doktorin e nderuar Dr. Murat Berisha i cili ishte në gjendje gatishmërie që së bashku me stafin mjekësor dhanë kontributin e tyre të pashoq që unë të jem përsëri në mesin tuaj .
Poashtu falënderoj edhe kryesinë e Kf. Llapi ne krye me trajner Tahir Batatina për kujdesin e treguar. Falënderim i veçantë shkon edhe për ata të cilët vazhdimisht shkruan mesazhe dhe u interesuan për gjendjen time deri në këto momente dhe vazhdojnë përsëri të interesohen .
Faleminderit edhe njëherë për të gjithë ata që qëndruan pranë meje dhe familjes time . Ju premtoj se do të kthehem edhe më i fortë për të e vazhduar ëndrrën prej aty ku e lam. Dashnia juaj më bën më të fortë, shihemi përsëri në fushat e blerta …!”.
/Epoka e re/