Valon Behrami: Kjo është Zvicra më e mirë në histori
Ish-mesfushori Valon Behrami mendon se Zvicra ka tani skuadrën më të mirë në historinë e tyre.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, që ka luajtur për fanellën e Zvicrës ka dhënë një mendim të gjatë për “20min.ch”, ku vlerësoi lartë fitoren e kombëtares helvetike ndaj Italisë.
“Tani ka mbërritur në Zvicër, euforia e mirë. Njerëzit festojnë së bashku, disa para TV-së e disa në stadiume në fanellën e kombëtares. Këto janë momente që sjellin njerëzit së bashku, pavarësisht a të pëlqen futbolli apo jo dhe kjo do të zgjasë me dekada. Është më shumë se një kualifikim në çerekfinale”.
“E tërë kjo falë skuadrës, që në mënyrë kolektive e dominoi komplet kampionin e Evropës, Italinë, nga minuta e parë. Jo vetëm rezultati, por e tërë paraqitja ishte deklaratë. I treguam Evropës se kush jemi. Jam krenar për këtë kombëtare”.
“Kjo është kombëtarja më e mirë që kemi parë. Është gjeneratë e artë që po bëhet e artë. Të ëndërrosh është e lejuar dhe në këso ndeshje jemi treguar mentalitetin me këto paraqitje, ëndrrat po bëhen qëllime”, tha ai ndër të tjera.
Zvicra tani në çerekfinale do të përballet me Anglinë, kombëtare kjo që mezi e mposhti Sllovakinë.