Valon Berisha çon tutje Salzburgun, eliminon Dortmundin në Ligën e Evropës

15 mars 2018 | 22:58

Salzburgu ka vazhduar tutje në Ligën e Evropës duke e eliminuar Dortmundin në 1/8 së finales.

Më meritori për kualifikimin e Salzburgut është Valon Berisha, i cili në ndeshjen e parë në udhëtim te Dortmundi kishte shënuar të dy golat në fitoren prej 1 me 2, raporton Koha.net.

Ndeshja e sotme në Austri përfundoi baras, 0-0. Dortmundi pati një dominim të lehtë por që nuk arriti të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë.

Salzburgu kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Evropës, pasi…