![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/IMG_2531-1.jpeg)
Valon Eshrefi kërkon ndihmën e qytetarëve për ta ndihmuar financiarisht shërimin e profesor Sylejman Zekës
Valon Eshrefi nga Ferizaj, djali i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, veteranit të arsimit, profesor Isak Eshrefit, përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka kërkuar nga qytetarët ta mbështesin financiarisht sherimin e profesor Sylejman Zekës.
“Të dashur qytetar, profesor Sylejman Zeka ka nevoj urgjente për ndihmën tonë, ai është 46 vjeqar, mjetet e nevojshme për shërimin e profesorit janë 210,000.00€ (dyqin e dhjetmijë euro) profa gjendet në një spital në Turqi, mjekët atje e kanë diagnostifikuar me Leukemi, familja e profesorit i ka shpenzuar 100,000.00€ ( njëqind mijë euro) dhe nuk kanë mundësi financiar shtesë.”, ka shkruar Eshrefi.
Kërkesa e plotë e Eshrefit pa ndërhyrje:
K E R K E S Ë U R G J E N T E
Të dashur qytetar, profesor Sylejman Zeka ka nevoj urgjente për ndihmën tonë, ai është 46 vjeqar, mjetet e nevojshme për shërimin e profesorit janë 210,000.00€ (dyqin e dhjetmijë euro) profa gjendet në një spital në Turqi, mjekët atje e kanë diagnostifikuar me Leukemi, familja e profesorit i ka shpenzuar 100,000.00€ ( njëqind mijë euro) dhe nuk kanë mundësi financiar shtesë.
Historia e profesorit është e hidhur, gjatë luftës së fundit forcat e shtetit Serb ja kanë vrarë e masakruar babain dhe vëllëzërit por profa prap vazhdoj duke kontribuar në jetën publike në cilësin e profesorit e më pastaj edhe si asambleist në Kuvendin Komunal të Ferizajt.
I lutem të gjithë qytetarëve të na ndihmojnë aq sa kanë mundësi sepse një ditë edhe ne mund të jemi në shtratin e profesorit dhe asgje nuk do të marrim në botën tjetër andaj ju lutem që të vazhdojmë ashtu siç jemi solidar, human e patriot.
Kjo shumë është e papërballueshme për familjën Zeka atëherë nuk mbetet tjetër përpos aktivizimit të familjës tonë të përbashkët Ferizajt si gjigant ekonomik me njerëzit e mirë e punëtor që din, dojn dhe ja dalim.
Xhirollogaria bankare në emrin e motrës së tij:
RABIJE ZEKA
Raiffaisen Bank
Xhirollogaria:1504001006894605
IBAN: XK051504001006894605
Zoti e shëroftë profesorin Sylejman dhe të gjithë të sëmurët e tjerë!