Valon Grabovci i PDK-së: Hoça e Qytetit, e bindur se Kosova mundet më mirë me Hamzën kryeministër
21 janar 2025
| 14:05
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Valon Grabovci, ka marrë pjesë në tubimin e kësaj partie në Hoçë të Qytetit në Prizren, ku kanë marrë mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se Hoça e Qytetit është e bindur se Kosova mundet më mirë me Bedri Hamzën kryeministër.
“Hoça e Qytetit në përkrahje të Partisë Demokratike të Kosovës, të bindur se Kosova mundet ma mirë me Bedri Hamzën kryeministër! #PDK131 #BedriHamza1 #ValonGrabovci55”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.