Valon Grabovci: Peja dhe Kosova mundet ma mirë me Bedri Hamzën kryeministër
15 janar 2025
| 21:04
Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 55, Valon Grabovci, ishte pjesë e një takimi me nëndegën e PDK-së “Xhemajl Kada” në qytetin e Pejës.
Ai ka shkruar në “Facebook” se gjatë diskutimit u theksua se Peja dhe Kosova munden ma mirë me Bedri Hamzën kryeministër.
“Sonte me nëndegën e Partisë Demokratike të Kosovës ‘Xhemajl Kada; në Pejë u pajtuam se Peja dhe Kosova mundet Ma Mirë me Bedri Hamzën kryeministër, faleminderit për angazhimin dhe punën e palodhur ndërvite!”, ka shkruar Valon Grabovci.