Valon Grabovci: Sallat janë të vogla për PDK-në, Hamza është kryeministri në ardhje
11 janar 2025
| 22:50
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Valon Grabovci, ka reaguar pas hapjes së fushatës elektorale të kësaj partie në Prishtinë.
Grabovci që garon me numrin 55, ka thënë se sallat janë të vogla për PDK-në dhe Bedri Hamzën.
“Për Partinë Demokratike të Kosovës sallat janë të vogla, Bedri Hamza është kryeministri në ardhje!#PDK131#BedriHamza1 #ValonGrabovci55”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.