Valon Grabovci takon ish-bashkëluftëtarët: U dakorduam se mundem të punojmë shumë më mirë për vendin!

22 dhjetor 2024 | 14:50

Kandidati për deputet i PDK-së me numrin 55, Valon Grabovci, ka takuar mbrëmë një pjesë të ish-bashkëluftëtarëve, me të cilët ishte bashkë në vijat e frontit për çlirimin e Kosovës.

Ai ka thënë se me bashkëluftëtarët janë dakorduar se mund të punojnë më mirë për Kosovën.

“Mbrëmë bashkë me Ademin, Xhavitin dhe Shasivarin takuam një pjesë të shokëve me të cilët ishim bashkë në ditët më kritike po edhe aq krenare të cilët kaluam në uniformen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bashkuar si në ditët e lavdisë me përgjegjësi për shtetin dhe të ardhmen u dakorduam se mundem të punojmë shumë #mamirë për vendin tonë! #bedrihamzakryeminister #valongrabovci55”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti Behgjet Pacolli, ka uruar qytetarët e Kosovës, për festat…