Valon Grabovci vazhdon fushatën në Katundin e Ri, aty merr përkrahje për zgjedhjet e 9 shkurtit

23 janar 2025 | 20:54

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 55, Valon Grabovci, ka vazhduar fushatën zgjedhore në qytetin e Pejës.

Ai sonte ka mbajtur takim me banorët e Katundit të Ri, ku ka shpalosur programin qeverisës të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza.

“Sonte në Katundin e Ri në Pejë shpalosëm një pjesë të programit qeverisës të kryeministrit Bedri Hamza, u pajtuam që Kosova mundet Ma Mirë!”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shprehur mirënjohjen…